SHBA dyshon një lidhje mes vaksinës Johnson&Johnson dhe sindromës Guillain – Barré

Nga Exit News
SHBA dyshon një lidhje mes vaksinës Johnson&Johnson dhe sindromës Guillain – Barré

Administrata e Ushqimit dhe Barnave të hënën paralajmëroi për vaksinën e koronavirusit Johnson & Johnson, duke thënë se vaksina mund të çojë në një sëmudje të rrallë neurologjike.

Sindroma Guillain – Barré është një çrregullimi neurologjik që ka ndodhur në disa njerëz të vaksinuar me J&J, tha FDA në faqen e saj zyrtare.

Në SHBA u identifikuan rreth 100 raste të dyshuara të krijimit të sëmundjes midis të vaksinuarve me J&J bazuar në raportet paraprake të siguruara nga pacientët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Mbi 12.8 milion njerëz kanë marrë vaksinën J&J, sipas CDC. Raportet tregojnë se simptomat u zhvilluan brenda afërsisht 42 ditëve nga vaksinimi.

Në përgjithësi, rreth 3,000 deri në 6,000 njerëz zhvillojnë sindromën Guillain – Barré çdo vit në SHBA. Sëmundja zakonisht shkaktohet nga një infeksion i frymëmarrjes ose gastrointestinal, sipas CDC. Shumica e njerëzve shërohen plotësisht.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>