SHBA e BE: Incidentet e blerjes së votës nuk cënojnë rezultatin e zgjedhjeve

SHBA e BE: Incidentet e blerjes së votës nuk cënojnë rezultatin e zgjedhjeve

Procesin e votimit dhe të numërimit të votave për zgjedhjet e 25 qershorit e përshendetën dhe përfaqësuesit ndërkombëtar në Shqipëri.

Ambasada Amerikane, me anë të një deklarate për shtyp, u shpreh se “votimi u krye me efikasitet dhe në mënyrë paqësore në pjesën më të madhe të Qendrave të Votimit.”

Përfaqësues të Ambasadës theksojnë se edhe pse “vëzhguesit ndërkombëtarë dëshmuan incidente të blerjes së votës, fotografimit të fletës së votimit, dhe presoni ndaj votuesve”, shkelje këto serioze dhe që duhen adresuar, “ato nuk ishin aq të përhapura sa të ndryshonin rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve”.

Ndërkohë zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn, në një konferencë për shtyp, theksuan se duhen zbardhur rastet e denoncuara nga Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve për blerje votash dhe presion ndaj votuesve.

Zyrtarët e lartë thanë se zgjedhjet ishin të qeta e të rregullta dhe shprehën mbështetjen për vazhdimin e reformave:

“Pasi të përfundojë procesi zgjedhor, do të angazhohemi me qeverinë e re për të mbështetur procesin e reformave dhe për të vazhduar procesin e integrimit në BE. Vazhdimi i reformës së drejtësisë dhe lufta kundër trafikut të drogës dhe kultivimit do të jetë e një rëndësie të veçantë në këtë drejtim.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>