Senati amerikan miratoi të mërkurën kandidaturën e Karen Donfried në postin e Ndihmës Sekretares së Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë.
Lajmi u bë i ditur nga Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, i cili i uroi publikisht mirëseardhjen në skuadër në një postim në Twitter.
Emërimi i Karen Donfried, ish- presidente e Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara (GMF) dhe e cila ka mbajtur më parë pozicione në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Departamentin e Shtetit dhe Shërbimin e Kërkimit të Kongresit, përbën një përpjekje të administratës Biden për rivendosjen dhe forcimin e bashkëpunimit transatlantik midis Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë.
Një eksperte për çështjet evropiane dhe bashkë-kryesuese në Task Forcën Transatlantike, Donfried ka theksuar në mënyrë të përsëritur se, përkundër shenjave, sfidat aktuale politike dhe shëndetësore kërkojnë që të dyja anët e Atlantikut të punojnë ngushtë për ringritjen ekonomike, sigurinë ndërkombëtare, pandeminë dhe ndryshimet klimatike.