SHBA fillon sulmet ajrore kundër militantëve të mbështetur nga iranianët në Siri

Nga Stafi i Exit News
SHBA fillon sulmet ajrore kundër militantëve të mbështetur nga iranianët në Siri

Shtetet e Bashkuara filluan sulmet ajrore në Siri të enjten, duke synuar grupet militante, të mbështetura nga Irani. Ky është operacioni i parë i njohur ushtarak i administratës Biden.

Departamenti i Mbrojtjes tha se sulmet janë përgjigje ndaj sulmeve të fundit me raketa kundër amerikanëve në Irak. Në një nnga sulmet u vra një kontraktues civil, që punonte me forcat amerikane, dhe u plagosën disa anëtarë të shërbimit amerikan.

Zyrtarët besojnë se sulmi i 15 shkurtit në Erbil, Irak, u krye nga militantët Shiit.

Sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby, në një deklaratë e quajti operacionin e SHBA një “përgjigje proporcionale ushtarake“.

Ai tha se sulmet shkatërruan objekte të vendosura në një pikë të kontrollit kufitar në Sirinë lindore që “përdoret nga grupe militantësh të mbështetur nga Irani, përfshirë Kait’ib Hezbollahun dhe Kait’ib Sayyid al-Shuhada“.

Ndërkohë, Hezbollah ka mohuar çdo përfshirje në goditjen e Erbil.

Ne nuk kemi shënjestruar Erbil apo Zonën e Gjelbër dhe nuk kemi asnjë dijeni për grupin që e ka bërë,” i tha Reuters zëdhënësi i Kataib Hezbollahut.

Sulmi i 15 shkurtit në Erbil shënjestroi një bazë ushtarake amerikane të vendosur në Aeroportin Ndërkombëtar të Erbilit.

Ditë më vonë, në veri të Bagdadit një tjetër raund raketash goditi një bazë që priste forcat amerikane.

Të dy sulmet u pasuan nga një tjetër sulm rakete në Zonën e Gjelbër të Bagdadit të hënën.

LEXO  Kalifornia mund të lirojë nga burgu vrasësin e Robert Kennedy

Goditjet e SHBA-ve kishin qëllim të kufizuar. Ato ishin planifikaur në të tillë mënyrë, që të tregonin se administrata e  Biden do të veprojë në mënyrë të vendosur, por dëshiron të shmangë një përshkallëzim të madh rajonal.

Uashingtoni dhe Teherani po kërkojnë fuqi negociuse në përpjekjet për t’u kthyer në marrëveshjen bërthamore të Iranit të nënshkruar në 2015, por të braktisur nga ish Presidenti Donald Trump në 2018.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u tha gazetarëve se Pentagoni është “i sigurt se shënjestra po përdorej nga të njëjtët militantë Shiit që kryen sulmet e 15 shkurtit”, raportoi USA Today.

Austin, i cili thotë se ishte ai që i rekomandoi kundërsulmet presidentit Biden, shtoi: ” Ne e kemi thënë disa herë që do të përgjigjemi në kohën tonë. Donim të ishim të sigurt për lidhjet dhe donim të ishim të sigurt se kishim synimet e duhura.”

Rusia, një aleate e Presidentit Sirian Bashar al-Assad, dënoi sulmet dhe bëri thirrje për “respektim të pakushtëzuar të sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë“.

Ajo që ka ndodhur është shumë e rrezikshme dhe mund të çojë në një përshkallëzim në të gjithë rajonin,” u citua të thoshte një parlamentar rus, Vladimir Dzhabarov nga agjencia e lajmeve RIA.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme