SHBA fut në listën e zezë 18 banka të Iranit

Nga Exit News
SHBA fut në listën e zezë 18 banka të Iranit

Qeveria e SHBA-ve ka vendosur ndaluar veprimet financiare nga 18 banka të Iranit, me arsyen se vendi po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore.

Sipas njoftimit për shtyp të publikuar nga Departamenti amerikan i Thesarit, “sanksionet e reja do të ndalojnë burimet financiare të qeverisë së Iranit, të cilat mund të përdoren për të financuar terrorizmin dhe programet bërthamore”.

Steven Munchin, sekretari për Thesarin deklaroi se “sanksionet tona do ët vazhdojnë derisa Irani të ndalojë mbështetjen për aktivitete terroriste dhe të mbyllë programin e armëve bërthamore”.

Transaksionet me qëllime humanitare

Mnuchin tha se SHBA-të “do të vazhdojnë të lejojnë transaksionet humanitare me qëllim ndihmën ndaj popullit të Iranit”. Sipas Bloomberg, vendimi do të izolojë Iranin nga sistemi botërorë financiar.

Administrata e Trump vendosi në 2015 sanksione dhe kufizime ndaj veprimeve ekonomike mes Iranit dhe SHBA-ve.

Qëllimi i sanksioneve

Bloomberg raportoi se sanksionet kanë dy qëllime: të mbyllin boshllëqet financiare për të ndaluar regjimin të fitojë para dhe të vështirësojë mundësinë e SHBA-ve për rihyrë në programin e armëve bërthamore.

Sanksionet e tanishme të SHBA-ve përbëjnë shitjen e naftës, aktivitetet financiare dhe transportin, përveç ushqimeve, shëndetësisë dhe aktivitete të tjera humanitare.

Në qershor, Presidenti Iranian Hassan Rouhani tha se vendi po përjeton vitin më të keq për shkak të sanksioneve dhe koronavirusit, tha Reuters.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>