SHBA gjen 28 raste të mpiksjes së gjakut tek 8,7 milionë të vaksinuar me Johnson&Johnson

Nga Exit News
SHBA gjen 28 raste të mpiksjes së gjakut tek 8,7 milionë të vaksinuar me Johnson&Johnson

Qendra amerikane e Shëndetësisë, CDC gjeti 28 raste të mpiksjes së gjakut tek më shumë se 8,7 milion të vaksinuar me J&J. Deri më tani, tre nga 28 kanë vdekur. Deri më 25 prilli, CDC raportoi 17 raste të mpiksjes midis 8 milion të vaksinuarve.

CDC u shpreh se simptomat janë të njëjtat me ato tëvaksinës AstraZeneca Covid-19 në Evropë.

Të dy vaksinat bazohen në një teknologji të re duke përdorur adenovirusët, të cilët shkaktojnë ftohjen e zakonshme dhe janë modifikuar për t’i bërë ato në mënyrë të parrezikshme.

Shkencëtarët po punojnë për të gjetur mekanizmin e mundshëm që do të shpjegonte mpiksjen e gjakut. Një hipotezë kryesore duket të jetë se vaksinat po shkaktojnë një përgjigje të rrallë imune që mund të ketë lidhje me këta vektorë viralë.

Efektet negative nuk duket se shoqërohet me asnjërën nga vaksinat e prodhuara nga Pfizer dhe BioNTec, ose Moderna.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>