Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania u dakordësua për përfundimin e ndërtimit të tubacionit të gazit rus në Evropë, Rrjedha e Veriut 2.
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Politike, Victoria Nuland, i tha Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë se qeveritë e dy vendeve do të paraqesin detajet e marrëveshjes.
Sipas Uashingtonit, tubacioni do të rrisë varësinë e BE-së nga gazi rus dhe do t’i mundësojë Moskës të rrisë presionin politik mbi Poloninë dhe Ukrainën.
Zyrtarët amerikanë po ashtu kanë thënë se tubacioni mund të heqë tarifat e tranzit të mbledhura nga Ukraina. n
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një takim me presidentin amerikan, Joe Biden, javën e kaluar, ka thënë se Rrjedha e Veriut 2 “nuk është projekt për të zëvendësuar ndonjë lloj tranziti përmes Ukrainës”.