SHBA, Gjykata bllokon në shkallë vendi urdhërin e Presidentit Trump

SHBA, Gjykata bllokon në shkallë vendi urdhërin e Presidentit Trump

Një gjykatës federal i shtetit të Seattle-it ka bllokuar përkohësisht, në të gjitha shtetet e SHBA-ve, zbatimin e urdhërit ekzekutiv të Presidentit Trump. Ky urdhër ndalon refugjatët nga shtatë vende muslimane si Iraku, Irani, Libia, Sudani, Siria dhe Jemeni, të hyjnë në SHBA, për 90 ditë.

Gjykatësi vendosi, të premten, kundër argumenteve të avokatëve të qeverisë amerikane në mbështetje të zbatimit të këtij urdhëri.

Javën e kaluar, edhe një gjykatës federal i shtetit të New York-ut bllokoi përkohësisht deportimin e personave muslimanë të pajisur me vizë të rregullt, të prekur nga urdhëri i Presidentit. Ky vendim ishte i vlefshëm vetëm brenda shtetit të New York-ut.

Dhjetra çështje të tjera, kundra urdhërit të Presidentit, janë regjistruar në të gjitha gjykata e SHBA-ve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>