SHBA — Gjykata bllokon urdhërin e Presidentit Trump

SHBA — Gjykata bllokon urdhërin e Presidentit Trump

Një gjykatës federal i shtetit të New York-ut ka bllokuar përkohësisht deportimin e personave muslimanë të pajisur me vizë të rregullt, të cilët janë ndaluar në kufirin amerikan si pasojë e urdhërit të lëshuar nga Presidenti Trump.

Vendimi i Gjykatës të shtetit të New York-ut, ndalon largimin nga SHBA-të të emigrantëve në proces emigracioni, mbajtësit e vizave të rregullta, dhe të të gjithë personave të tjerë të autorizuar sipas ligjit për të hyrë në SHBA.

Vendimi i menjëhershëm thotë se ekziston rreziku i “dëmeve thelbësore dhe të pariparueshme” për personat e prekur nga urdhri presidencial. Ai nuk ka lidhje me kushtetueshmërin e urdhrit të Zotit Trump.

Deri më tani, rreth 200 qytetarë ndodhen të ndaluar në aeroportet e Amerikës ose në aeroportet e vendeve transit për në Amerikë, edhe pse ato kishin vizë të vlefshme apo ishin emigratë të ligjshëm.

Urdhëri ekzekutiv i Presidentit ndaloi hyrjen e refugjatëve nga shtatë vende muslimane si Iraku, Irani, Libia, Sudani, Siria dhe Jemeni, për 90 ditë.

Çështja u paraqit në gjykatë nga dy qytetarë nga Iraku, të cilët u ndaluan në aeroportin e Neë Yorkut. Njëri prej tyre punonte në forcat ushtarake të SHBA-së në Irak dhe tjeri ishte I martuar me një ish-punonjëse të ushtrisë amerikane. Pas vendimit të dy personat u lejuan të hynin në Amerikë.

Shoqata Amerikane e të Drejtave Civile, e cila mbron të drejtat e qytetarëve në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e SHBA-ve, u shpreh se urdhëri I presidentit shkel të drejtat e pakicave fetare, të cilat mbrohen me Kushtetutë.

Një tjetër çështje e këtij lloji është regjistruar në gjykatë, vendimi për të cilën do të merret në muajin shkurt.

Urdhrat e tjerë të lëshuar nga Presidenti Trump ditën e shtunë ishin:

  • Ndalohen zyrtarët e administratës të lobojnë në emër të një qeverie te huaj;
  • Urdhëroi Sekretarin e Mbrojtjes Jim Mattis të hartojë brenda 30 ditëve një plan për vendet islamike;
  • Ristrukturimi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë duke i dhënë rol kryesorë strategut të fushtaës së tij, Steve Bannon.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>