Dje në mesnatë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur bombën më të fuqishme jo bërthamore të ushtrisë amerikane në Afganistan, kundër Shtetit Islamik ISIS.
36 militantë të ISIS në provincën Nangarhar mbetën të vrarë nga ky sulm, ndërkohë që asnjë qytetar civil nuk është dëmtuar. Përveç viktimave, bomba ka arritur të dëmtojë dhe një tunel të nëndheshëm të forifikuar, ndërtuar dhe përdorur nga ISIS për organizimin e sulmeve.
Ushtria Amerikane kishte përcaktuar pikërisht këtë zonë për hedhjen e bombës, pasi aty veprojnë grupe të mëdha me 600-800 ushtarë të ISIS.
Hedhja e bombës masive ka shkaktuar debate në Amerikë, por Presidenti Trump e cilësoi sulmin si “një tjetër punë të suksesshme” për faktin se Shteti Islamik kishte nevojë për mesazhe të forta e të drejtëpërdrejta.
Ky është veprimi i tretë i fortë ushtarak që administrata trump ka ndërmarrë. Më herët ushtria amerikanë ndërmori një kontroll ushtarak në Jemen që shkaktoi viktima dhe mes civilëve, ndërsa një javë më parë sulmoi me raketa bazën ajrore në Siri, nga ku kishte nisir sulmi me armë kimike ndaj civilëve të pafajshëm.