SHBA i dhuron Shqipërisë helikopterë ushtarakë për Forcat Ajrore

Nga Exit News
SHBA i dhuron Shqipërisë helikopterë ushtarakë për Forcat Ajrore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Shqipërisë disa helikopterë ushtarakë për Forcat Ajrore shqiptare.

Ambasadorja Yuri Kim dhe  ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka nënshkruan sot kontratën për pranimin e helikoptereve të llojit “Black Hawk”.

Ministrja Xhaçka e quajti këtë një investim kolosal, së bashku me sistemin e radarëve të nisur pak muaj më parë:

“Helikopterët “Black Hawk” që shumë shpejt do të jenë pjesë e Forcës tonë Ajrore, investimi kolosal në bazën e Kuçovës, sistemi i radarëve pas marrëveshjes me kompaninë amerikane Lockeed Martin, janë të gjithë tregues të ringritjes së Forcës Ajrore me hapa të sigurt dhe në krah të aleatit strategjik.”

Ambasadorja Kim theksoi se ky nuk është vetëm dhurim i disa pajisjve për Shqipërinë por “ është një program i financuar bashkërisht, ku si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Shqipëria ndajnë përgjegjësinë financiare për të mbrojtur Aleancën.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>