SHBA-ja aktivizon 18 avion civil për të trasportuar afganët e evakuar në vende të treta

Nga Exit News
SHBA-ja aktivizon 18 avion civil për të trasportuar afganët e evakuar në vende të treta

Pentagoni njoftoi të dielën se Shtetet e Bashkuara do të përdorin 18 avion civil për të transportuar emigrantët afgan tashmë të evakuuar në vende të treta.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, cituar në një raportim të Reuters, e përshkroi këtë si fazën e parë të programit, duke sugjeruar avionë të tjerë mund të shtohen më vonë.

Bëhet fjalë për nga 3 avionë të American Airlines, Atlas Air, Delta Air Lines dhe Omni Air respektivisht, dy të Hawaiian Airlines dhe katër të United Air Lines.

Departamenti i Mbrojtjes “nuk parashikon një ndikim të madh në fluturimet komerciale nga ky aktivizim,” shtoi Kirby.

Pentagoni bëri me dije se prej 14 gushtit mbi 25 mijë persona janë nxjerr nga Afganistani nga forca e koalicionit.

Ndërkohë që, në 24 orët e fundit, përmes 35 avionëve të Aleatëve, janë evakuuar nga Kabuli rreth 3 900 persona, përfshirë edhe linjat ajrore komerciale. 3 900 të tjerë janë evakuuar nga forcat ushtarake amerikane, që kanë mundësuar 23 fluturime.

Të evakuuarit po dërgohen përkohësisht në vende jashtë Afganistanit, si Evropë, Lindje të Mesme dhe Azi Qendrore.

Një grup prej 300 emigrantësh afgan pritej të mbërrinte këtë javë në vend, ndërkohë që në total qeveria njoftoi se ka negociuar strehimin e 1000 emigrantëve fillimisht. Kryeministri Rama ka shfaqur gatishmërinë për të strehuar më tepër se kaq, por për shkak të situtës së vështirë në aeroportin e Kabulit emigrantët nuk kanë mbërritur ende.

Avionët civil, të cilësuar si “Flota Ajrore e Rezervave Civile” u përdor për herë të parë gjatë Luftës së Gjirit (nga gushti 1990 deri në maj 1991) dhe më pas, gjatë pushtimit të Irakut (shkurt 2002 deri qershor 2003).

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>