Uashingtoni dënoi të premten raportet se regjimi taliban kërkon të rikthejë në Afganistan gjymtimin dhe ekzekutimet si mënyra dënimi.
Duke folur gazetarët me telefon, Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price iu përgjigj komenteve të udhëheqësit talebanë Mullah Nooruddin Turabi për Associated Press, duke thënë se dënime të tilla “do të përbëjnë abuzime të qarta të të drejtave të njeriut”.
Dënimet me vdekje dhe prerje gjymtyrësh do të rikthehen në fuqi në Afganistan sipas Turabit, i cili tha për se ato janë ishin “të nevojshme për sigurinë”.
“Ne qëndrojmë të palëkundur me bashkësinë ndërkombëtare për të kërkuar llogari për autorët e këtyre abuzimeve,” u shpreh Price.
Uashingtoni ka deklaruar se njohja e mundshme e qeverisë së re të udhëhequr nga talebanët në Kabul, pas tërheqjes së SHBA-ve e aleatëve të NATO-s muajin e kaluar, do të varet nga respektimi i të drejtave të njeriut.
“Ne po vëzhgojmë nga afër dhe jo vetëm duke dëgjuar njoftimet që dalin, por duke parë shumë nga afër se si sillen talebanët,” shtoi Price.
Ndërkohë, në SHBA, Senati amerikan po merr në pyetje Sekretarin e Shtetit, Anthony Blinken mbi tërheqjen e rrëmujshme nga Kabuli dhe përparimin e shpejt të militantëve taliban në marrjn e kontrollit të Afganistanit në gusht.