SHBA-ja po negocion me talebanët për evakuime të mëtejshme

Nga Exit News
SHBA-ja po negocion me talebanët për evakuime të mëtejshme

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi të martën se SHBA-ja po negocion me regjimin taleban për lejimin e evakuimit të shtetasve të mbetur në Afganistan dhe vendasve që duan të largohen përmes fluturimet me Charter.

Blinken dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ndodhen në Katar për të diskutuar strategjitë për vazhdimin e evaskuimeve për personat që dëshirojnë të largohen nga Afganistani, pas marrjes së Kabulit nga militantët taleban në në 15 gusht dhe tërheqjes zyrtare të SHBA-ve e aleatëve të NATO-s më 31 gusht.

Në një raportim të Reuters, Blinken citohet duke folur në një konferencë në Doha, duke pohuar se ekziston një grup amerikanësh të ngecur në qytetin Mazar-i-Sharif.

Ai shton se sfida ishte evakuimi i afganëve, të cilët kërkonin të largoheshin, por nuk kishin dokumente, ndërkohë që talebanët kanë pranuar largimin vetëm të personave të pajisuar me dokumente.

Pë rgjatë dy javë ve, Shtetet e Bashkuara evakuan rreth 12 mijë persona, amerikan, afgan dhe të shtetësive të tjera, të cilë t kë rcë noheshin nga një hakmarrje e mundshme e grupit militant.

Zyrtarët e lartë amerikan do të zhvillojnë këtë javë, pas Katarit, ture të ndara me synimin për të gjetur gjuhën e përbashkët mes aleatëve për përgjigjen dhe raportet e mëtejshme me regjimin e rikthyer taleban.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>