SHBA-ja refuzon propozimin e OBSH-së për moratoriumin e dozave përforcuese

Nga Exit News
SHBA-ja refuzon propozimin e OBSH-së për moratoriumin e dozave përforcuese

Shtetet e Bashkuara refuzuan të mërkurën propozimin e kreu të OBSH-së,Tedros Adhanom Ghebreyesus për ndalimin e administrimit të dozës së tretë përforcuese të vaksinës Covid-19.

Shtëpia e Bardhë, në një deklaratë të dhënë përmes zëdhënëses Jen Psaki e konsideroi planin e Ghebreyesus si një “zgjidhje e rreme”.

Ajo shtoi se, nëse doza përforcuese do të miratohet nga agjensitë e shëndetit, SHBA-ja mund edhe të adminstrojë dozën e tretë, edhe të kontribuojë me vaksina për vendet më të varfëra.

“Besojmë se mund t’i bëjmë të dyja dhe nuk kemi nevojë që ta bëjmë atë zgjedhje. Do të kemi furnizim të mjaftueshëm për të siguruar që, nëse FDA vendos të rekomandojë dozën përforcuese për një pjesë të popullsisë, do t’i sigurojmë edhe ato,” u shpreh Psaki.

Kreu i OBSH-së kërkoi ndalimin, deri në shtator, të dozave përforcuese, pasi kjo do të kufizonte furnizimin me vaksina të vendeve të varfëra, të cilat kanë nivele të ulëta vaksinimi të dozave të para.

Vetëm një ditë më parë, Shtëpia e Bardhë njoftoi se SHBA-të kanë dhuruar mbi 110 milion doza vaksine koronavirus, në mbi 60 vende.

Ndërkohë, duke filluar nga ky muaj, SHBA-ja do të dërgojë 500 milionë doza Pfizer në 100 vende me të ardhura të ulëta.

 

LEXO  Toka e Teatrit Kombëtar pritet t'i kalojë në pronësi të Bashkisë Tiranë

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme