SHBA kërcënon Gjermaninë me sanksione për ndërtimin e Nord Stream 2

Nga Exit News
SHBA kërcënon Gjermaninë me sanksione për ndërtimin e Nord Stream 2

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se tubacioni Nord Stream 2, që po ndërtohet nga Rusia në Gjermani, është kundër interesave të BE-së.

Ai paralajmëroi Berlinin për sanksione të mundshme mbi projektin, sipas Reuters.

Presidenti Biden ka qenë shumë i qartë, ai beson se tubacioni është një ide e keqe, e keqe për Evropën, e keqe për Shtetet e Bashkuara, në fund të fundit është në kundërshtim me qëllimet e BE-së për sigurinë,” tha Blinken më 23 mars, në takiminme sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Bruksel.

Gjermania po bën presion për përfundimin e tubacionit, pavarësisht nga kundërtimet e SHBA-ve prej më shumë se një dekade.

Zyrtarët amerikan argumentojnë se tubacioni, i cili ka për qëllim të transportojë 55 miliardë metra kub gaz natyror çdo vit direkt nga Rusia në Gjermani përmes Detit Baltik, do ta bëjë Evropën të varur nga furnizimet e energjisë ruse.

Ai gjithashtu do të dëmtojë Ukrainën, një aleat perëndimor, duke e privuar atë potencialisht nga tarifat e vlefshme të tranzitit.
Blinken përmendi një ligj amerikan që kërkonte që Shtetet e Bashkuara të vendosnin sanksione ndaj kompanive pjesëmarrëse në projektin Nord Stream 2, për të cilin ai tha “ka potencial të minojë interesat e Ukrainës, Polonisë dhe një numri partnerësh dhe aleatësh të ngushtë“.
Blinken tha se ai do të paralajmërojë homologun e tij gjerman Heiko Maas për sanksionet e mundshme në takimin e tyre të parë ballë për ballë në 23 mars.

LEXO  Balla sulmon Metën: Po vonon pakuptim përgatitjet për zgjedhjet

Deri më tani, Uashingtoni ka vendosur vetëm sanksione ndaj ndërmarrjes ruse KVT-RUS, e cila operon anijen për vendosjen e tubave Fortuna.

Këto masa u njoftuan nga administrata Trump, pak para përfundimit të mandatit të tij në janar.

Blinken denoncoi tubacionin si një “projekt gjeopolitik rus, që synon të ndajë Evropën dhe të dobësojë sigurinë evropiane të energjisë“.

Tubacioni tashmë është 95 përqind i ndërtuar dhe mund të përfundojë deri në shtator, sipas ekspertëve.
Mbështetësit e tubacionit të gazit kanë akuzuar prej kohësh Shtetet e Bashkuara për minimin e projektit, në mënyrë që të rrisin shitjet e gazit të tyre të lëngshëm në Evropë.

 

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>