SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur Mini-Shengenit

Nga Exit News
SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur Mini-Shengenit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur të enjten mbështetjen e tyre për projektin Open Balkan, më herët quajtur Mini-Shengeni si dhe kanë inkurajuar Kosovën të bëhet pjesë e tij.

Në një prononcim për Radio Evriopa e Lirë, Ambasada amerikane në Prishtinë deklaron se “qeveria e Kosovës duhet të vendosë se në cilat iniciativa do të bashkohet dhe cilat e mbështesin më së miri vizionin e saj ekonomik”.

Ajo shton se inkurajon gjithsesi, Kosovëm ta shoh me mendje të hapur atë që i referohet si “integrim rajonal” dhe se vendi duhet “të përqafojë zgjidhjet që japin rezultate për kosovarët, teksa përmirësojnë raportet me fqinjët e saj”.

Komenti i ambasadës vjen si konfirmim i qëdrimit të Zëvendës-Ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer në fillim të muajit korrik.

Ndërkohë, qeveria e Kosovës ka refuzuar t’i bashkohet projektin duke e cilësuar si të rrezikshëm dhe se nisma e hap Ballkanin vetëm ndaj ndikimit serb dhe rus.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>