Zyrtarët amerikanët i kanë premtuar qeverisë së Kosovës mbi 1 miliard dollarë investime për projektin e “Autostradës së paqes”, hekurudhave dhe Qendrës së Skijimit në Brezovicë, të hënën, në firmosjen e deklaratës për përshpejtimin e zbatimit të marrëveshjes së firmosur në SHBA më 4 shtator, raportojnë mediat kosovare.
Ky zotimin është pjesë e deklaratës të përbashkët të firmosur nga Kryeministri Hoti me delegacionin e qeverisë amerikane në Kosovë, të hënën, për përshpejtimin e investimeve amerikane në vend.
Kjo deklaratë është vazhdim i marrëveshjes së firmosur nga kryeministri Hoti dhe presidenti Trump në 4 shtator në SHBA.