SHBA kushtëzon investimet në Kosovë me heqjen e taksës ndaj Serbisë

Nga Exit News
SHBA kushtëzon investimet në Kosovë me heqjen e taksës ndaj Serbisë

Radio Televizioni i Kosovës (RTK) raportoi duke cituar burime të sajat se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bllokojnë të gjitha investimet e tyre në Kosovë derisa të hiqet taksa ndaj mallrave serbe dhe boshnjake”.

RTK thotë se në një komunikim të fundit me qeverinë e Kosovs, Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Presidentit Amerikan Trump, ka kërkuar “qartë dhe ashpër” heqjen e taksës. SHBA-të thuhet se janë të gatshme të bëjnë investime të mëdha në Kosovë, por siç thonë burime për RTK:

“[…] [SHBA-të] do t’i anulojnë të gjitha projektte deri sa qeveria do të heqe taksën dhe nuk heq dorë nga planet për vendosje të reciprocitetit”.

Më herët në një postim në Twitter ambasadori Grenell theksoi se “është thelbësore që të hiqet taksa në mënyrë që investimet të bëhen”.

Prej vitit 2018 Kosova i ka vënë taksë 100 për qind mallrave serbe dhe boshnjake. Kjo masë u pa si përgjigjie nga qeveria e Ramush Haradinajt ndaj politikave bllokuese që po ndërmerrte Serbia, mirëpo pas vendosjes së taksës Presidenti Aleksandar Vuçiç ndërpreu bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Prej 2 vitesh ndërkombëtarët janë përpjekur të ndërmjetësojnë rinisjen e dialogut. I dërguari i posaçëm nga SHBA-të, Grenell, ndërmjetësoi javë më parë disa marrëveshje për lëvizjen ajërore dhe hekurudhore mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo u pa si nisje e mirë për të zbutur qëndrimet. Në vizitat që Grenell pati në Prishtinë dhe Beograd ai kërkoi heqjen e taksës dhe po kështu tërheqjen e Serbisë nga politikat bllokuese.

Me te marrë detyren si Kryeministër i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se do ta zëvendësojë taksën me reciprocitet ndaj Serbisë dhe se reciprociteti do të zbatohet “në aspektin ekonomik, tregtar dhe politik”.

Heqja është kundërshtuar nga ish-partitë e koalicionit qeverisës PDK dhe AAK. Veseli dhe Haradinaj i kanë bëri thirrje qeverisë së Vetëvendosjes dhe LDK-së të mos bëjnë manovra me taksën dhe te mos kalohet në reciprocitet pa njohje të pavarësisë.

Presioni i opozitës për mosheqjen e taksës po shoqërohet me presion nga SHBA-të, jo vetëm për të kundërtën, por edhe për mosvendosje të reciprocitetit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>