SHBA mbështet protestat anti-qeveri në Bullgari, BE hesht

SHBA mbështet protestat anti-qeveri në Bullgari, BE hesht

Ambasada amerikane në Sofje mbështeti publikisht protestat e qytetarëve, të cilët prej 5 ditësh kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Boyko Borissov.

“Çdo komb meriton një sistem gjyqësor të paanshëm dhe të përgjegjshëm ndaj sundimit të ligjit.
Ne mbështesim popullin bullgar që promovon sundimin e ligjit në Bullgari. Askush nuk është mbi ligjin. “

Bullgaria po përjeton protestat e saj më të mëdha antiqeveritare në shtatë vjet, pas një skandali korrupsioni që ka ekspozuar sesi oligarkët kanë ushtruar kontrollin mbi pjesët kryesore të shtetit të tilla si sistemi gjyqësor dhe aparati i sigurisë.

Synimet kryesore të demonstruesve janë dorëheqja e kryeministrit Borissov dhe Kryeprokurorit të vendit Ivan Geshev.

Borissov është një ndër aleatët kryesor të kancelares gjermane Angela Merkel dhe udhëheqësit evropianë kanë shmangur çdo kritikë gjatë ditëve të kaluara, megjithë skandalin e bërë publik.

Ndërsa marrëdhëniet e SHBA-së me Bullgarinë janë delikate. Të dy vendet janë aleatë të NATO-s dhe Amerika ka zhvilluar ushtrime të përbashkëta me forcat bullgare, por Uashingtoni gjithashtu ka shqetësime në lidhje me lidhjet e thella historike të vendit me Moskën dhe zvarritjen e proçesit për diversifikimin e burimeve të energjisë larg furnizimeve energjetike ruse.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>