Qeveria amerikane ka ngritur një grup pune për tu siguruar se qeveritë e vendeve të tjera nuk do ta përdorin virusin si një justifikim për shtypjen e të drejtave të qytetarëve apo ideve.
Në një deklaratë për shtyp, Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se SHBA-të dhe Agjensia për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID) kanë ndërmarrë veprime për të siguruar respektimin e vlerave demokratike në 17 vende të botës, ndër to edhe në Kosovë:
Në Kosovë, USAID ka ndihmuar Këshillin Gjyqësor në hartimin e planit të përgatitjes për emergjencat. Si dhe një guidë për menaxhimin e çështjeve gjyqësore të bllokuara nga pandemia ose nga emergjenca të tjera në të ardhmen.
Vendet e tjera të monitoruara dhe të ndihmuara nga SHBA-të janë Bangladeshi, Irani, Siria, Azerbaxhani, Bolivia, Hong Kongu, Elsalvador, Republika e Kongos, Guinea, Indonezia, Mali, Rusia, Uzbekistani, Moldavia, Ukraina.