SHBA mund të publikojë raportin e plotë mbi origjinën e Covid-19

Nga Exit News
SHBA mund të publikojë raportin e plotë mbi origjinën e Covid-19

Presidenti amerikan Joe Biden u shpreh se mund të publikojë një raport që detajon gjetjet e institucioneve të inteligjencës amerikane mbi origjinën e Covid-19 plotësisht.

Të mërkurën, Biden urdhëroi komunitetin e inteligjencës amerikane të “dyfishojë” përpjekjet e tij duke studiuar origjinën e koronavirusit, duke shtuar se ajo do të vazhdojë të bëjë presione që Kina të marrë pjesë në një hetim të plotë.

Zëvendës sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre konfirmoi se hetimi do të përfshinte edhe hetimin e mundësisë që Covid-19 të ketë dalë nga një laborator kinez. “Kina nuk ishte mjaft transparente”, tha ajo.

Ne kemi thënë për një kohë shumë të gjatë, se Kina duhej të siguronte më shumë qasje në laborator, të bashkëpunonte më plotësisht me hetuesit shkencorë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>