SHBA nis studimin mbi rrezikun e reaksionit alergjik në vaksinat Moderna, Pfizer

Nga Exit News
SHBA nis studimin mbi rrezikun e reaksionit alergjik në vaksinat Moderna, Pfizer

Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA tha të mërkurën se kishte filluar një studim për të përcaktuar rrezikun e reaksioneve alergjike ndaj vaksinave COVID-19 të bëra nga Moderna dhe Pfizer.

Disa raste të reagimit alergjik janë raportuar në SHBA pas vaksinimeve me Pfizer dhe Moderna.

Në janar, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë se reaksionet alergjike po ndodhin me një normë prej 11.1 për 1 milion vaksina.

Studimi, i financuar nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, do të regjistrojë 3,400 të rritur mes moshave 18 deri 69 vjeç, me rreth 60% pjesëmarrës që kanë një histori të reaksioneve të rënda alergjike ndaj ushqimit, pickimit të insekteve.

Qëllimi i provës është arritja e përqindjes së pjesëmarrësve që kanë një reaksion sistemik alergjik brenda 90 minutash pas vaksinimit.

Agjencia pret të raportojë të dhënat më vonë këtë verë.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme