SHBA nis vaksinimin me dozën e tretë në 20 shtator

Nga Exit News
SHBA nis vaksinimin me dozën e tretë në 20 shtator

Administrata e Biden ka vendosur vaksinimin me dozën e 3-të të vaksinave Covid-19 për të gjithë të rriturit mbi moshën 18 vjeç duke filluar nga 20 shtatori. Presidenti i SHBA-ve Biden e njoftoi vendmin në një konferencë shtypi të enjten.

Vaksina do të administrohet tek të rriturit mbi 18 vjeç që kanë marrë vaksinat Moderna ose Pfizer, me një autorizimi nga FDA, autoriteti shëndetësor dhe një rishikim nga komiteti këshillues i vaksinave të CDC.

Zyrtarët thanë se ata gjithashtu parashikojnë ofrimin e vaksinave përforcuese edhe për të vaksinuarit me  Johnson & Johnson, por janë duke pritur për të dhëna të mëtejshme para se të vendosin.

Amerikanët do të kenë të drejtë për vaksina përforcuese tetë muaj pas marrjes së vaksinës së tyre të dytë sipas planit, në radhë të parë do të vaksinohen punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe të moshuarit e ndodhur në shtëpitë e pritjes.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>