SHBA paralajmëron rrezikun e miokardit pas vaksinës Pfizer dhe Moderna

Nga Exit News
SHBA paralajmëron rrezikun e miokardit pas vaksinës Pfizer dhe Moderna

Rregullatori i ilaçeve në SHBA të premten paralajmëroi se vaskina Pfizer dhe Moderna mund të shkaktojnë një inflamacion të rrallë të zemrës.

Për secilën vaksinë, dokumentat shoqeruese të vaksinave për sëmundjet shoqëruese u rishikuan për të përfshirë gjetjen e re, pas raporteve të ngjarjeve që sugjerojnë rritje të rreziqeve të miokarditit dhe perikarditit, veçanërisht pas dozës së dytë dhe me fillimin e simptomave brenda disa ditësh pas vaksinimit, tha FDA.

Që nga 11 qershori, më shumë se 1,200 raste të miokarditit ose perikarditit u raportuan në Sistemin e Raportimit të  Vaksinave në ShBA, nga rreth 300 milion doza të vaksinave të administruara.

Rastet duket të jenë veçanërisht më të larta tek meshkujt pas dozës së dytë të vaksinës. CDC identifikoi 309 shtrime në spital nga inflamacioni i zemrës tek personat nën moshën 30 vjeç, nga të cilët 295 janë shëruar.

Rregullatorët shëndetësorë në disa vende kanë hetuar raste të miokarditit dhe perikarditit pas vaksinimit me Pfizer ose Moderna, vaksina që bazohen në teknologjinë mARN.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>