SHBA paralajmëron Turqinë të mos blejë më armë ruse

Nga Exit News
SHBA paralajmëron Turqinë të mos blejë më armë ruse

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Turqinë se rrezikon të thellojë tensionet mes dy vendeve nëse blen armë të tjera nga Rusia.

Zëvendës-Sekretarja amerikane e Shtetit, Wendy Sherman deklaroi për mediat se Turqisë i është bërë e qartë se do të përballet me pasoja të tjera nëse thellon bashkëpunimin ushtarak me Rusinë.

Deklaratat vijnë pas takimit Erdgoan – Putin në Sochi, ku dy liderët u zotuan për bashkëpunim më të ngushtë ushtarak, përfshi blerjen nga Turqia të më shumë sistemeve raketore ruse, aeroplanëve ushtarakë dhe potencialisht nëndetëseve.

“Ne i kemi bërë thirrje Turqisë në secilin nivel dhe mundësi që të mos blejë sistemet S-400 dhe të përmbahet nga blerja e ndonjë pajisjeje tjetër ushtarake nga Rusia”, tha Sherman duke shtuar se sistemet ruse nuk janë të “operueshme me sistemet e NATO-s”.

Turqia, vend anëtar i NATO-s, injoroi paralajmërimet e SHBA-së në 2017 dhe çoi përpara marrëveshjen me Rusinë.

Si përgjigje SHBA përjashtoi Turqinë nga programi i aeroplanëve ushtarakë F-35.

SHBA i frikësohet blerjes së sistemeve ruse nga Turqia pasi kjo mund t’i japë qasje ushtrisë ruse në sistemet e pajisjeve ajrore të NATO-s.

“Turqia është sfiduese ndonjëherë. Jam e sigurt se edhe SHBA-ja është sfiduese për të ndonjëherë. Mirëpo ata janë aleatë të vlefshëm të NATO-s”, nënvizoi Sherman.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>