SHBA: Për menaxhimin e Ujmanit të merret shembull traktati i lumit Columbia

Nga Exit News
SHBA: Për menaxhimin e Ujmanit të merret shembull traktati i lumit Columbia

Departamenti Amerikan i Energjisë i ka propozuar qeverive të Kosovë dhe Serbisë krijimin e një komisioni të përbashkët për menaxhimin e liqenit të Ujmanit.

Propozimi është pjesë e një studimi fizibiliteti që Departamenti Amerikan për Energji dhe Pacific Northwest National Laboratory, kanë kryer për menaxhimin e Ujmanit. Dakordësia për këtë studim u arrit në Marrëveshjen e Uashingtonit më 4 shtator.

Në studim propozohet që dy qeveritë të marrin si shembull marrëveshjen SHBA-Kanada për lumin Columbia.

“Ne propozojmë që Serbia dhe Kosova të marrin në konsideratë bashkëpunimin SHBA-Kanada me anë të Traktit të Lumit Kolumbia për furnizimin me ujë, kontrollin e ushqimit dhe agjencitë e energjetikës”, thuhet në raport.

Liqeni i Ujmanit është një liqen artificial në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë i ndërtuar në shtratin e lumit Ibër.

Raporti propozon formimin e një komisioni apo komiteti për lumin Ibër që do të ndihmonte diskutimin midis palëve për mundësitë e menaxhimit të burimeve ujore.

Traktati SHBA-Kanada për lumin Columbia, të cilit i referohet raporti, parashikoi ndërimin e 4 digave tre në Kanada dhe një në shtetin Montana në SHBA.

Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, traktati mundëson menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet dhe ofron përfitime thelbësore për miliona njerëz në të dy anët e kufirit si ujitja, përdorimi i ujit për nevoja lokale, përdorimi industrial, lundrimi dhe rekreacioni.

Serbia ka kërkuar vazhdimisht që menaxhimi i Ujmanit të jetë kompetencë e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, gjë të cilën pala kosovare e ka refuzuar.

Liqeni konsiderohet pikë strategjike për Kosovën pasi furnizon me ujë, një zonë me mbi 500 mijë kosovarë. Nga Ujmani furnizohen me ujë 7 komuna, në jug dhe veri të lumit Ibër; Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Vushtrria, Gllogoci, Skenderaj dhe një pjesë e Prishtinës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>