SHBA përgënjeshtron lajmet për marrëveshje me Turqinë për pritjen e afganëve

Nga Exit News
SHBA përgënjeshtron lajmet për marrëveshje me Turqinë për pritjen e afganëve

Ned Price, zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit konfirmoi se nuk ka asnjë marrëveshje SHBA-Turqi për pritjen e afganëve.

“Ne jemi mirënjohës për të gjitha vendet që kanë mirëpritur afganët. Por për të qenë të qartë: nuk ka asnjë “marrëveshje të fshehtë” midis Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë për pranimin e emigrantëve afganë në Turqi”, shkroi Price në Twitter.

Njësoj dhe ambasada amerikane në Turqi njoftoi se lajmet “në lidhje me një “marrëveshje” midis Presidentit Biden dhe Presidentit Erdogan për refugjatët apo emigrantët afganë janë plotësisht pa bazë”.

Turqia në fund të korrikut njoftoi ngritjen e një muri në kufirin me Afganistanin për ndalimin e emigrantëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>