SHBA-të vazhdojnë presionet ndaj Kosovës për heqjen e taksës ndaj Serbisë

Nga Exit News
SHBA-të vazhdojnë presionet ndaj Kosovës për heqjen e taksës ndaj Serbisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeu ka pohuar se pret që Kosova të përfitojë nga nënshkrimi i marrëveshjeve për hapjen e linjave ajrore dhe hekurudhore me Serbinë dhe të heqë taksën ndaj mallrave serbe.

Kjo u njoftua përmes një komunikate të zëdhënëses së Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus.

Ortagus tha se sekretari Pompeo gjatë takimit në Uashington me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ritheksoi partneritetin e fortë mes SHBA-ve dhe Kosovës dhe mbështetjen për një Kosovë të pavarur dhe sovrane.

Prej vitit 2018 Kosova i ka vënë taksë 100 për qind mallrave serbe dhe boshnjake. Kjo masë u pa si përgjigjie nga qeveria e Ramush Haradinajt ndaj politikave bllokuese që po ndërmerrte Serbia.

Pas vendosjes së taksës Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ndërpreu bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.

Prej 2 vitesh ndërkombëtarët janë përpjekur të ndërmjetësojnë rinisjen e dialogut.

I dërguari i posaçëm nga SHBA-të, Richard Grenell, ndërmjetësoi javë më parë marrëveshje për lëvizjen ajërore dhe hekurudhore mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo u pa si nisje e mirë për të zbutur qëndrimet.

Pas takimit me Pompeon, Presidenti Thaçi shkroi në Facebook se ka angazhim dhe përkushtim maksimal nga ana e qeverisë amerikane dhe personalisht të sekretarit Pompeo në mbështetjen ndaj Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se do ta zëvendësojë taksën me reciprocitet ndaj Serbisë dhe se reciprociteti do të zbatohet “në aspektin ekonomik, tregtar dhe politik”. Kjo është kundërshtuar nga amerikanët, të cilët kërkojnë që taksa të hiqet pa reciprocitet.

Heqja e taksës kundërshtohet nga ish-partitë e koalicionit qeverisës PDK dhe AAK. Veseli dhe Haradinaj i kanë bëri thirrje qeverisë së Vetëvendosjes dhe LDK-së të mos bëjnë manovra me taksën dhe te mos kalohet në reciprocitet pa njohje të pavarësisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>