SHBA publikon planin e shpërndarjes së vaksinave, Kosova mes përfituesve

SHBA publikon planin e shpërndarjes së vaksinave, Kosova mes përfituesve

Shtëpia e Bardhë publikoi të hënën planin e shpërndarjes së pjesës së mbetur të 80 milion dozave, të cilat SHBA-ja u zotua të shpërndajë në fillim të muajit.

Ajo tashmë ka shpërndarë 25 milion doza, nga të cilat 19 milion janë shpërndarë përmes programit COVAX dhe 6 milion 6 milionë dozat e tjera shkuan për aleatët dhe partnerët e SHBA.

Sipas njoftimit, SHBA synon të kontribuojë në “mbulimin global të vaksinave COVID-19, të përgatitemi për rritje të infektimeve dhe t’i japim përparësi punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe komuniteteve të tjera në nevojë”.

Ndërkohë, plani për shpërndarjen e 55 milion dozave të mbetura përfshin ndarjen e 41 milion dozave përmes programit COVAX të OBSH-së, mes të cilave rreth 14 milion për Amerikën Latine dhe Karaibet, 16 milion për Azinë dhe 10 milion për Afrikën, që do të ndahen me vendet që do të zgjidhen në bashkëpunim me Bashkimin Afrikan.

Ndërkohë, 14 milion doza do të shkojnë në formë dhurimi direkt për vendet partnere e aleate të SHBA-ve, mes të cilave gjendet e renditur edhe Kosova.

Vende të tjera që do të përfitojnë direkt janë: Kolumbia, Argjentina, Haiti, vendet e tjera të CARICOM, Republika Dominikane, Kosta Rika, Panama, Afganistani, Bangladeshi, Pakistani, Filipinet, Vietnami, Indonezia, Afrika e Jugut, Nigeria, Kenia, Gana, Kabo Verde, Egjipti, Jordania, Iraku, Jemeni, Tunizia, Omani, Bregu Perëndimor dhe Gaza, Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia dhe Bosnja.

Përveç 80 milion dozave, SHBA-ja u angazhua në Samitin e vendeve të G7 të shpërndajë edhe 500 milion doza të vaksinës Pfizer, të cilat do të shpërndahen mes 92 vendeve.

SHBA-të ripërsëritën premtimin se nuk do t’i përdorin vaksinat për të kërkuar favore ndaj vendeve pritëse.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>