Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një numër tronditës te viktimave nga COVID-19, ku 500,000 persona kanë humbur jetën.
Afërsisht një vit nga vdekja e parë nga koronavirusi e regjistruar në Shtetet e Bashkuara, vendi po përballet me humbjen e gjysmë milioni të njerëzve.
Asnjë vend tjetër nuk ka numëruar kaq shumë vdekje në pandemi. Më shumë amerikanë kanë humbur jetën nga Covid-19 sesa në fushat e betejës së Luftës së Parë Botërore, Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Vietnamit së bashku.
Por së fundmi rastet e reja të virusit po bien ndjeshëm, numri i viktimave po ashtu dhe vaksinat po administrohen në mënyrë të vazhdueshme.
Por ekziston shqetësimi për variantet e reja të COVID_19 .
Gjatë 24 orëve të fundit SHBA shënoi 267 mijë raste dhe mbi 5500 vdekje.
Pas Shteteve të Bashkuara, India është vendi më i prekur, me 11 milionë të infektuara, ndjekur nga Brazili me më pak se 10 milionë, Rusia me mbi 4 milionë dhe Britania e Madhe me gati po aq të infektuar.