SHBA regjistron 500 mijë viktima

Nga Exit News
SHBA regjistron 500 mijë viktima

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një numër tronditës te viktimave nga COVID-19, ku  500,000 persona kanë humbur jetën.

Afërsisht një vit nga vdekja e parë nga koronavirusi e regjistruar në Shtetet e Bashkuara, vendi po përballet me humbjen e gjysmë milioni të njerëzve.

Asnjë vend tjetër nuk ka numëruar kaq shumë vdekje në pandemi. Më shumë amerikanë kanë humbur jetën nga Covid-19 sesa në fushat e betejës së Luftës së Parë Botërore, Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Vietnamit së bashku.

Por së fundmi rastet e reja të virusit po bien ndjeshëm, numri i viktimave po ashtu dhe vaksinat po administrohen në mënyrë të vazhdueshme.

Por ekziston shqetësimi për variantet e reja të COVID_19 .

Gjatë 24 orëve të fundit SHBA shënoi 267 mijë raste dhe mbi 5500 vdekje.

Pas Shteteve të Bashkuara, India është vendi më i prekur, me 11 milionë të infektuara, ndjekur nga Brazili me më pak se 10 milionë, Rusia me mbi 4 milionë dhe Britania e Madhe me gati po aq të infektuar.

 

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme