Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar sërish pajisje dhe mjete mbrojtëse kundër Covid-19 Shqipërisë.
Ambasadorja Yuri Kim i dhuroi pajisjet si monitories, helmeta, dezinfektues dhe masa të tjera mbrojtëse në një ceremoni ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
ShBA ka miratuar një paketë prej $1.9 milionë ndihmë të miratuar nga qeveria amerikane në prill 2020 për Shqipërinë për përmirësimin e laboratorëve, e sistemit të gjurmimit të rasteve, për mbështetjen e ekspertëve teknikë, dhe fuqizimin e komunikimit mbi rreziqet e koronavirusit.