72,806,180 doza të vaksinave Covid-19 janë administruan dhe 96,402,290 doza janë shpërndarë në SHBA deri më tani, sipas njoftimit të Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Shifra përmbledh të dyja vaksinat si atë Moderna dhe Pfizer/BioNTech, njoftoi agjencia. Të dy vaksinat Pfizer dhe Moderna përfshijnë dy doza.
Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve, të premten raportoi 70,454,064 doza vaksinash të administruara dhe 94,300,910 doza të shpërndara.
Në SHBA sipas të dhënave zyrtare, 48,435,536 njerëz kanë marrë të paktën një dozë vaksine ndërsa 23,698,627 kanë marrë të dy dozat.