SHBA shpërndan 96 402 290 doza vaksinash

Nga Exit News
SHBA shpërndan 96 402 290 doza vaksinash

72,806,180 doza të vaksinave Covid-19 janë administruan dhe 96,402,290 doza janë shpërndarë në SHBA deri më tani, sipas njoftimit të Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Shifra përmbledh të dyja vaksinat si atë Moderna dhe Pfizer/BioNTech, njoftoi agjencia. Të dy vaksinat Pfizer dhe Moderna përfshijnë dy doza.

Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve, të premten raportoi  70,454,064 doza vaksinash të administruara dhe 94,300,910 doza të shpërndara.

Në SHBA sipas të dhënave zyrtare, 48,435,536 njerëz kanë marrë të paktën një dozë vaksine ndërsa 23,698,627 kanë marrë të dy dozat.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>