SHBA: si të shpëtojmë 130 mijë jetë

Nga Exit News
SHBA: si të shpëtojmë 130 mijë jetë

Rreth 130 mijë më jetë mund të shpëtohen nga  Covid-19, këtë dimër në SHBA, nëse 95% e ameriaknëve do të mbajë maskë në publik, sipas një studimi të publikuar të martën nga mediat amerikane.

“Rritja e përdorimit të maskës ëshët një ndër strategjitë më të mira që kemi tani për të shtyrë vendosjen e rregulave të rrepta të distancimit social”, tha doktor Christopher Murray i Universitetit të Ëashingtonit, raportoi New York Times.

Sipas studimit dimri do të jetë i vështirë, me rritjen e numrave të të shtruarve në spitale dhe të viktimave deri në pranverë.

Gjithashtu, si prashikon rreth 500 mijë viktima nga koronavirusi deri në mars 2021, dhe vendosjen e masave të forta kufizuese në shumë vende.

Për të shmangur këtë parashikim, këshillohet mbajtja e maskave në publik. Sipas një studimi të publikuar në Washington Post, personat që mbajnë maskë kanë më pak mundësi të infektohen.

Ndaj studiuesit amerikanë këshillojnë vendosjen e maskës në publik, për të shpëtuar jetë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>