SHBA — Sulm në protestat anti-raciste në Virxhinia

SHBA — Sulm në protestat anti-raciste në Virxhinia

Një person humbi jetën dhe nentë të tjerë u plagosën në një sulm kriminal me makinë ditën e shtunë në qytetin e Charlottesville në shtetin e Virginias. Policia arrestoi shoferin e makinës dhe raportoi se ai ishte pjesë e protestuesve të nacionalistëve të bardhë.

Aksidenti ndodhi gjatë protestave të nacionalistëve të bardhë, anëtarëve të Ku Kulx Klan, neo Nazistëve dhe supremacistëve të bardhë, të cilët u mblodhën në Charlottesville për të protestuar kundër planeve për shkatërrimin e monumenteve të Konfederatës.

Përleshje të dhunshme shpërthyen ndërmjet protestuesve anti-racistë dhe supermacistëve të bardhë ditën e premte në darkë dhe ditën e shtunë në mëngjes.

Policia urdhëroi turmën të shpërndahej përpara mesditës. Ndërsa disa nga kundraprotestuesit filluan të shpërndaheshin, një makinë u shfaq në rrugën ku disa nga protestuesit kishin menduar se nuk ishte e lejuar për makinat. Makina me shpejtësi hyri në mes të turmës duke goditur shumë njërëz përpara se të tërhiqej.

Departamenti i Drejtësisë së qeverisë amerikane njoftoi se ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>