Shtetet e Bashkuara të Amerikës sulmuan me dron anëtarët e Shtetit Islamik në Afganistan të shtunën, me orën lokale në përgjigje të sulmit në aeroportin e Kabulit, njoftoi Pentagoni.
“Forcat ushtarake kryen një operacion SOT kundër grupit ISIS-K”, u shpreh kapiteni Bill Urban, zëdhënës i Komandës Qendrore të SHBA.
“Sulmi ajror ndodhi në provincën Nangahar të Afganistanit,” tha kapiteni Urban.
“Indikacionet fillestare janë se ne e kemi vrarë objektivin. Ne nuk kemi të informacione për viktima civile”, shtoi ai.
Presidenti Biden të enjten tha se ai e kishte udhëzuar Pentagonin të zhvillonte planet për të “goditur” asetet, udhëheqjen dhe objektet e ISIS-K në përgjigje të shpërthimit në aeroportin e Kabulit, i cili vrau deri në 170 njerëz, dhe 13 marina.
“Ata që kryen këtë sulm, si dhe kushdo që dëshiron të dëmtojë Amerikën, duhet të dijë se: Ne nuk do të falim, nuk do të harrojmë, ne do t’ju sulmojmë dhe do t’ju bëjmë të paguani,” tha Biden, të enjten pas sulmit në një konferencë për shtyp.