SHBA-të bllokojnë ndihmën financiare të FMN-së dhe asetet bankare të Afganistanit

Nga Exit News
SHBA-të bllokojnë ndihmën financiare të FMN-së dhe asetet bankare të Afganistanit

Fondi Monetar Ndërkombëtar do të ndalojë alokimin e një fondi prej 450 milionë dollarësh, parashikuar në ndihmë të qeverisë afgane, e cila tashmë gjendet nën kontrollin taleban.

Vendimi erdhi pas ndërhyrjes së Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për të bllokuar fondin (emërtuar Special Draëing Rights), e rezervuar për t’u ardhur në ndihmë vendeve të varfëra.

“Potenciali i alokimit të SDR, duke siguruar gati gjysmë miliardë dollarë likuiditet të pakushtëzuar për një regjim me një histori të mbështetjes ndaj veprimtarive terroriste kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj është jashtëzakonisht shqetësues,” shkruajtën 17 anëtarë të Kongresit në një letër drejtuar Sekretares së Thesarit, Janet Yellen të martën.

Bllokimi i këtij fondi përmes FMN-së përbën lëvizjen e radhës së Shteteve të Bashkuara për të privuar regjimin taleban nga burimet financiare, pas bllokimit të aseteve të bankës qendrore të Afganistanit. Janë afërsisht 7 miliardë dollarë, të cilat mbahen në Rezervën Federale të SHBA, sipas kreut të Bankës Qëndrore të Afghanistanit, i cili u largua nga Kabuli në fillim të javës.

Lajmi u konfirma nga një zëdhënës i FMN -së, i cili u justifikua me debatin ende në zhvillim nëse bashkësia ndërkombëtare do të njoh ose jo qeverinë e re afgane.

“Siç ndodh gjithmonë, FMN udhëhiqet nga pikëpamjet e bashkësisë ndërkombëtare,” iu përgjigj një zëdhënës përmes emaili pyetjeve nga Politico.

SHBA dhe aleatët kontrollojë vendimmarrjen e FMN-së përmes votave që kanë në Bordin e tij e ka vepruar ngjashëm edhe në rastet të tjera kur ato nuk kanë njohur qeverinë e një vendi, si përshembull Venezuela.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>