SHBA-të dhurojnë $2 milionë ndihma për Shqipërinë kundër koronavirusit

Nga Exit News
SHBA-të dhurojnë $2 milionë ndihma për Shqipërinë kundër koronavirusit Foto ilustruese flamuri i SHBA ve.

Qeveria amerikane ka akorduar 900 mijë dollarë ndihma për Shqipërinë në mbështetje të luftës kundër koronavirusit. Njoftimi u dha nga Amabasada Amerikane në Tiranë.

Kjo ndihmë është pjesë e paketës prej $1.9 milionë ndihmë të miratuar nga qeveria amerikane në prill 2020 për Shqipërinë për përmirësimin e laboratorëve, e sistemit të gjurmimit të rasteve, për mbështetjen e ekspertëve teknikë, dhe fuqizimin e komunikimit mbi rreziqet e koronavirusit.

Më 27 mars qeveria amerikane i dhuroi Shqipërisë $700 mijë për përmirësimin e laboratorëve, sistemin e gjurmimit të rasteve, mbështetjen e ekspertëve teknikë, fuqizimin e komunikimit mbi rreziqet e koronavirusit.

Ndërsa, më 16 prill miratoi një fond shtesë prej 1.2 milionë, për të njëjtin qëllim.

Përveç ndihmave në para, më 9 prill, SHBA-të i dhuruan vendit tonë materiale mbrojtëse ndaj infeksioneve për punonjësit e shëndetësisë si pjesë e programit për Asistencë Humanitare të Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara.

Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Shqipëri mbi 51.8 milionë dollarë në fushën e shëndetësisë, dhe mbi 693 milionë dollarë në ndihmë totale.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme