SHBA-të dhurojnë materiale mbrojtëse për mjekët shqiptarë

Nga Exit News
SHBA-të dhurojnë materiale mbrojtëse për mjekët shqiptarë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhuruan të enjten një sasi materialesh mbrojtëse ndaj infeksioneve për punonjësit e shëndetësisë.

Materialet u dorëzuan nga Ambasadorja Amerikane Yuri Kim. Ajo informoi në Facebook se pajisjet e dhuruara ishin pjesë e programit për Asistencë Humanitare të Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila nuk dha detaje për sa sinë e materialeve, u shpreh në Facebook:

“Miku i mirë njihet në ditë të vësthira. Mirënjohëse për ndihmën e popullit amerikan me mjete mbrojtëse për ekipet mjekësore”

Javën e shkuar mediat zbuluan se Shqipëria i kishte kërkuar ndihmë NATO-s për materiale e pajisje mjekësore.

Kërkesa e dërguar më 27 mars, bënte fjalë për 1,5 milionë maska, 300 mijë dorashka, 200 mijë veshje për mjekët, 800 ventilatorë, 500 shtretër, 500 monitorë etj.

Përmes kërkesës, zyrtarisht qeveria ka njohur kapacitetet e kufizuara të vendit në përballjen e epidemisë.

Ajo ka vetëm dy spitalet me 480 shtetër të dedikuar COVID-19, për të trajtuar pacientët e prekur nga virusi.

Deri të enjten në Shqipëri ishin diagnostikuar 409 persona me koronavirus, prej të cilëve 165 janë shëruar dhe 22 kanë vdekur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>