SHBA-të vendosën për heqjen e sanksioneve ndaj kompanisë së tubacionit të gazit Nord Stream 2, e cila po ndërton gazsjellësin Rusi-Gjermani.
Vendimi i administratës Biden u morr me qëllim riparimin e raporteve me këto dy shtete.
Raportet me Gjermaninë u përkeqësuan gjatë administratës Trump për shkak të luftës ekonomike që ai ndoqi në lidhje me BE-në, por edhe nga paralajmërimi për sanksione për gazsjellësin rus.
Ndërkohë që, ato me Rusinë panë pikën e tyre më të ulët që nga Lufta e Ftohtë pas publikimit të një raporti që implikonte përfshirjen direkte të presidentit rus Putin në zgjedhjet presidenciale 2020.
Presidenti i SHBA-ve, Biden e quajti homologun rus “vrasës“, që solli tërheqjn e ambasadorit rus nga SHBA-japër shpjegime.
Tensionet më pas u zhvendosën në Ukrahinë, ku Rusia në fillim të prillit rriti prezencën ushtarake, duke ngjallur reagimin e aleatëve perëndimor dhe NATO-s.
Një tjetër arsye që SHBA-ja citon për kudnërshtimin e projektit Nord Stream 2 është fakti se lidhja direkte mes Rusisë dhe Gjermanisë privon Ukrahinën nga tarifat e tranzitit që përfiton aktualisht.
Pas etiketimit nga Rusia si vend “jo miqësor”, SHBA është shfaqur e gatshme të riparojë marrëdheniet me Rusinë.
Në fakt, zëdhënësi i kremlinit, Dmitri Peskov deklaroi po të mërkurën se heqja e sanksioneve ndaj Nord Stream do të ishte një fillim i mbarë për rregullimin e marrëdhënieve mes palëve.