SHBA-të hetojnë presidentin venezuelian për trafik droge, japin $15 milionë për kapjen e tij

Nga Exit News
SHBA-të hetojnë presidentin venezuelian për trafik droge, japin $15 milionë për kapjen e tij

SHBA-të kanë ngritur akuza për trafik droge ndaj presidentit të Venezuales Nicolas Maduro dhe një sërë zyrtarësh të lartë venezueliane.

Lajmi i bë i ditur të enjten paradite nga prokurorët e Nju Jorkut, të cilët njoftuan se qeveria amerikane ka vëndosr një shpërblim prej $15 milionë për informacione për kapjne e tij.

Hetimi ndaj Maduros po zhvillohet nga prokurorët federalë në shtetet e Uashingtonit, Nju Jorkut dhe Floridës,

Ai akuzohet dhe për terrorizëm dhe komplot për të importuar kokainë në Shtetet e Bashkuara.

Përveç Maduros prokurorët federale amerikanë po hetojnë zyrtarë të lartë qeveritarë, zyrtarë të shërbimeve të inteligjencës së Venezuelës.

Nën hetim janë edhe anëtarët e grupit më të madh rebel në Kolumbi, Forcat e Armatosura Revolucionare, të njohura si FARC.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>