Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të enjten regjistruan 2,015 vdekje të reja nga koronavirusët, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, duke kaluar për herë të parë numrin prej 2,000 vdekjesh që nga maji.
Ekspertët kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet në muajt e ardhshëm, raporton CNN. Grupi parashikon gjithashtu që 471,000 amerikanë mund të vdesin nga virusi deri më 1 Mars.
SHBA-të vendosi gjithashtu një rekord të ri në shtrimet në spital të enjten, 80,698 njerëz aktualisht janë të shtruar në spital. Përveç kësaj, më shumë se 187,000 raste të reja u raportuan në të gjithë vendin, sipas CNN.
Disa shtete kanë vendosur mbajtjen e detyrueshme të maskave dhe kufizime të koronavirusit në një përpjekje për të kufizuar përhapjen përpara rritjes së pritshme.
Të enjten, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomanduan që njerëzit të shmangin udhëtimet dhe mbledhjet për festat.
Më shumë se 11 milion njerëz kanë infektuar me virusin në SHBA që nga fillimi i pandemisë, sipas Universitetit Johns Hopkins. Më shumë se 252,000 kanë vdekur.