SHBA-të konfiskojnë ngarkesë masive armësh në Detin Arabik

Nga Exit News
SHBA-të konfiskojnë ngarkesë masive armësh në Detin Arabik

Marina e SHBA-ve  ka kapur javën e kaluar një ngarkesë të madhe armësh në Detin Arabik, që mendohet se udhëtonte nga Irani për në Houthis në Jemen.

Ngarkesa udhëtonte në mënyrë të paligjshme një anije tradicionale arabe me vela, sipas raportimit tw CNN.

Ajo u zbulua nga USS Monterey dhe rojet bregdetare të SHBA-ve (AIT) gjatë një kontrolli rutinë, për verifikimin e flamurit në ujërat ndërkombëtare.

Armët e gjetura përfshijnë raketa të përparuara ruse anti-tank, mbi 3,000 pushkë kineze tip 56, qindra mitralozë PKM, pushkë snajper dhe raketahedhës.

Origjina dhe destinacioni i armëve gjendet ende nën hetim, por disa furnizime armësh, të konfiskuara më parë nga marina amerikane në të njëjtat rrethana, ishin për rebelët Houthi në Jemen.

Nëse kjo tezë vërtetohet, ajo provon  se Irani po ndërhyn në konflikt dhe se ka shkelur embargon e vendosur nga Këshilli i Sigurimit në vitin 2015 për rebelët në Jemen.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>