SHBA-të kujtojnë 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë

Nga Exit News
SHBA-të kujtojnë 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë kujtuar sot, 15 mars, 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhieneve diplomatike me Shqipërinë, pas rënies së regjimit komunist.

Sekretari amerikan i Shtetit Ned price ka publikuar në Twitter, video- urimin e tij për Shqipërinë. Price theksoi se SHBA-të janë aleati dhe partneri më i madh i shqiptarëve. Më poshtë mesazhi i plotë i Price:

“Në 15 mars 1990 SHBA dhe Shqipëria rivendosën lidhjet diplomatike. Sot ne shënojmë këtë përvjetor dhe zgjedhjen strategjike të popullit shqiptar për të përqafuar demokracinë dhe komunitetin euro-atlantik.

Kemi shumë për të festuar. Përgjatë 30 vjetëve të fundit Shqipëria dhe SHBA-të kanë ndërtuar një marrëdhënie të fortë të bazuar në vlera dhe qëllime të përbashkëta dhe lidhjen nga njerëzit me njerëzit.

Shqipëria është një aleat i palëkundur i NATO-s. I jemi mirënjohës Shqipërisë për lidershipin e saj dhe rolin e saj në promovimin e sigurisë rajonale e globale përmes kontributit të saj si anëtare e NATO-s. Së bashku ne do të vazhdojmë të bëjmë progres në vizionin tonë dhe të rrisim marrëdhëniet tona.

Shqipëria nuk ka një aleat më të madh, partner ose mik se SHBA-të. Ne shohim përpara se çfarë mund të arrijmë së bashku në 30 vitet e ardhshme”.

Kujtojme se këtë vit dy kompani të mëdha amerikane do të nisin investimet në vend, kompania Bechtel Enkel dhe ExxonMobile.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>