SHBA-të lajmërojnë amerikanët të mos shkojnë në aeroportin e Kabulit

Nga Exit News
SHBA-të lajmërojnë amerikanët të mos shkojnë në aeroportin e Kabulit

Ambasada amerikane në Afganistan paralajmëroi amerikanët të mos shkojnë në aeroportin e Kabulit të shtunën “për shkak të kërcënimeve të mundshme të sigurisë”.

Udhëzimi vjen një ditë pasi Presidenti Biden përsëriti angazhimin e tij për të marrë në konsideratë “çdo mundësi dhe çdo mjet” për të marrë amerikanët dhe aleatët afganë përmes pikave të kontrollit dhe në aeroport.

“Për shkak të kërcënimeve të mundshme të sigurisë jashtë aeroportit të Kabulit, ne po këshillojmë qytetarët amerikanë që të shmangin udhëtimet në aeroport, nëse nuk merrni udhëzime individuale nga një përfaqësues i qeverisë amerikane për ta bërë këtë,” sipas udhëzimet e ambasadës.

Të premten, Biden tha se administrata e tij ka qenë në “kontakt të vazhdueshëm” me talebanët për të “siguruar që civilët të kenë kalim të sigurt në aeroport”.

“Ne i kemi bërë të qartë talebanëve se çdo sulm ndaj forcave tona ose ndërprerje të operacioneve tona në aeroport do të pritet me përgjigje të shpejtë dhe të fortë.”

Biden të premten përsëriti se “ky mision evakuimi është i rrezikshëm”, duke shtuar: “Ai përfshin rreziqe për forcat tona të armatosura dhe po kryhet në rrethana të vështira.”

Udhëheqësi politik i talebanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar, mbërriti në Kabul të shtunën për t’u takuar me udhëheqësit e lartë të grupit militant në lidhje me formimin e qeverisë së re.

Ende nuk është e qartë se kush do të udhëheqë atë që militantët e quajnë Emiratin Islamik të Afganistanit si president, por Baradar shihet si fytyra publike e lëvizjes.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>