SHBA-të mbështesim plotësisht BE-në në përpjekjet e saj për të rinisur dialogun Serbi-Kosovë, në Bruksel më 12 korrik.
Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Presidentit Trump, në një deklaratë për gazetën Express tha se:
“Ne jemi të kënaqur t’i shohim evropianë tek organizojnë takime më 10 dhe 12 korrik për diskutime të mëtejme mes Kosovës dhe Serbisë. Ne ofrojmë mbështetjen tonë të plotë dhe jemi mirënjohës për lidershipin e tyre. Ne shpresojmë që çështja e rëndësishme e liberalizimit për Kosovën do të kompletohet në këtë takim”.
Grenell ka theksuar se normalizimi i marërdhënies ekonomike mes Serbisë dhe Kosovës do të sjellë edhe në zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes tyre. Ai tha se shpreson që BE të shtyjë përpara edhe miratimin e tri marrëveshjeve të nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës:
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë punuar fortë për të theksuar normalizimin ekonomik të raporteve në mes të palëve, sepse ne besojmë se është hapi i parë e krucial për këtë mosmarrëveshje afatgjatë. Dhe ne shpresojmë që evropianët ta bëjnë prioritet kryesor implementimin e marrëveshjeve për transportin ajror, hekurudhor dhe rrugor, të arritura më parë. Ne besojmë se këto marrëveshje janë qelësi për krijimin e vendeve të punës dhe për dhënien e shpresës tek popullata e re e rajonit”.
SHBA-të asnjëherë nuk kanë pritur zgjidhjen e mosmarrëveshjes brenda një viti zgjedhjesh, theksoi ai.
“Nëse vërtet duam të arrijmë përparim (progres), atëherë komuniteti ndërkombëtar duhet patjetër të vazhdojë të tentojë ide të reja dhe kreative. Dhe populli i Kosovës dhe ai i Serbisë e meritojnë vemendjen e plotë dhe të vazhdueshme të evropianëve”, përfundoi Richard Grenell.