Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA mbështesin krijimine një tregu të përbashkët rajonal, shprehet në një deklaratë për Zërin e Amerikës një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.
I pyetur nga Zëri i Amerikës lidhur me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara ndaj nismës Ballkani i Hapur, zëdhënësi i bëri thirrje udhëheqësve në rajon “të përpiqen për të gjetur mundësi për reduktimin e pengesave tregtare, rritjen e konkurrencës ekonomike dhe ndërtimin e ekonomive të integruara, dinamike në shërbim të qytetarëve të tyre”.
“Esenciale për tërheqjen e investimeve dhe rritjen ekonomike” krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal – i tillë që garanton lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve”, theksoi zëdhënësi.
“Ballkani Perëndimor është një rajon me potencial shumë të madh të pashfrytëzuar, që shfaqet edhe tek vizioni dhe përpjekjet e popujve të tij për të krijuar një rajon të begatë e të suksesshëm, të integruar plotësisht në Bashkimin Evropian” thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.