
Shtetet e Bashkuara të Amerikës autorizuan të shtunën pasdite përdorimin e vaksinës Johnson &Johnson.
Shpërndarja e vaksinës do të nisë brenda pak ditësh.
Vaksina e re ka avantazhe praktike dhe logjistike në krahasim me dy vaksinat e mëparshme.
Ajo nuk ka nevojë të mbahet e ngrire dhe bëhet vetëm një dozë.
Kjo vaksinë ofron një mbrojtje më të ulët, prej 66% në total dhe 72% në SHBA, për të parandaluar rastet mesatare deri serioze të Covid19.
Dy vaksinat e tjera të përdorura në Amerikë, Pfizer dhe Moderna kanë efikasitet 99% mbas dy dozave.